[DOKUMENT] Suhareka ndan 15 mijë euro për trajtimin e qenëve endacak

06.05.2019

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e komunës sonë pa ndonjë zgjidhje. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar. Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga […]

[DOKUMENT] Suhareka ndan 15 mijë euro për trajtimin e qenëve endacak Foto: Ilustrim

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët e komunës sonë pa ndonjë zgjidhje. Ata që përjetuan konfrontimin kërkojnë që të vriten këto kafshë, ndërsa organizatat që i mbrojnë thonë se ato duhet vaksinuar.

Por organizatat që mbrojnë kafshët e thonë të kundërtën. Si zgjidhje që mos të vjen deri te vdekja e njerëzve nga qentë e shohin sterilizimin që ndalon shumimin e tyre dhe vaksinimin kundër tërbimit.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës. Në motin e ftohtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve. Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi ose hapja e qendrave për strehim.

Kështu qentë paraqesin rrezik permanent sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Përveç frikës se mund të sulmohen qytetarët ndjehen të rrezikuar edhe për sëmundjet që mund të transmetojnë.

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari në bashkëpunim me ambulanca veterinare kishte filluar aksionin për trajtimin e qenve endacak në këtë komunë. Gjithashtu 
anëtarët e KKSB-së në mbledhjën e parë të radhës për këtë vit kanë shqyrtuar si dhe kanë diskutuar për trajtimin e qenve endacak.

E sot Komuna e Suharekës ka hapur procedurat e parapara për tenderin lidhur me trajtimin e qenëve endacak. Sipas vlerës së tenderit komuna ka paraparë shpenzime në vlerë prej 15,000.00 euro.