22.04.2019, 13:45

[DOKUMENT] Rikthehet tenderi “Laptopi i Asambleistit”!

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte bërë polemikë e madhe lidhur me një tender prej 8,494 që ishte hapur nga Komuna e Suharekës për blerjen e laptopëve për asambleistët e Suharekës.

Mirëpo pas polemikave të ndryshme në mes të asambleistëve dhe mediave siç duket laptopët ishin kthyer mbrapa shkaku i cilësisë.

E komuna siç duket nuk ka hequr dorë për blerjen e 32 laptopëve. Tani në tenderin e komunës për dallim nga hera e kaluar çmimi i tenderit është rritur për 6006 euro duke përfshirë edhe një tablet dhe paisje konferenciale më së paku 3 dalje nga 20 mikrofon, njësia e kryetarit duhet të ketë butonin e përparësisë për të kontrolluar rendin e të folurit me mundësi të regjistrimit të zërit dhe amplifikimit të jashtëm të zërit si dhe mikrofona për delegatë.

Vlera e parashikuar këtij tenderi këtë herë është 14,500 euro .

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.