[DOKUMENT] Nënshkruhet marrëveshja për objektin e ri të Komunës së Suharekës

06.03.2019

Sot, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i të Komunës e cila do të ndërtohet brenda dy viteve. Ky projekt është investim i përbashkët me Komunën e Suharekës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje […]

[DOKUMENT] Nënshkruhet marrëveshja për objektin e ri të Komunës së Suharekës Foto: Objekti i i ri i Komunës së Suharekës

Sot, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i të Komunës e cila do të ndërtohet brenda dy viteve.

Ky projekt është investim i përbashkët me Komunën e Suharekës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të veçantë dhe është shembull i bashkëpunimit ndërmjet ministrive të ndryshme dhe Komunave.

Bali Muharremaj gjatë një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook e ka konfirmuar se ka nënshkruar një marrëveshje e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve.

Në vitin 2019 MAPL financon me 500.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 200.000.00 euro.