[DOKUMENT] Komuna pezullon tenderin për e-kioska

25.04.2019

Javë më parë Komuna e Suharekës kishte hapur tenderin për furnizim me dy e-kioska që pritej ti kushtojnë Komunës së Suharekës në vlerë prej 22,000 euro. Më 4 prill 2019 Komuna e Suharekës kishte filluar proceduarat për blerjen e dy E-Kioskave, për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve 24\7. Sipas dosjes së tenderit e-kioskat do të […]

[DOKUMENT] Komuna pezullon tenderin për e-kioska Foto: Ilustrim

Javë më parë Komuna e Suharekës kishte hapur tenderin për furnizim me dy e-kioska që pritej ti kushtojnë Komunës së Suharekës në vlerë prej 22,000 euro.

Më 4 prill 2019 Komuna e Suharekës kishte filluar proceduarat për blerjen e dy E-Kioskave, për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve 24\7.

Sipas dosjes së tenderit e-kioskat do të ju mundësonin qytetarëve që përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, të nxjerrin edhe certifikatën e martesës.

E-kioska do të pranonte monedhat metalike dhe do të kthejë kusur sipas diferencës së çmimit dhe monedhave të futura në e-kiosk.

Mirëpo siç duket Komuna e Suharekës ka vendosur që të pezullojë aktivitetin e prokurorimit lidhur me furnizimin me e-kioska.