[DOKUMENT] Edhe pse ishte fituar tenderi, nuk bëhet transmetimi i mbledhjeve të Asamblesë Komunale!

12.02.2019

Në shtator të 2018 Komuna e Suharekës e kishte shpërblyer me kontratë 1 vjeqare kompaninë Protechno e cila në bazë të çmimit më të ulët kishte dalë kompani fituese e tenderit “Mirëmbajtja e pajisejeve kompjuterike (TI) dhe web faqes”. Tre operator ekonomik kishin konkuruar në tenderin e lartëpërmendur: NodeTech (8040 euro), NartGroup(6660) dhe Protechno(6360) ku […]

[DOKUMENT] Edhe pse ishte fituar tenderi, nuk bëhet transmetimi i mbledhjeve të Asamblesë Komunale! Foto: Ilustrim

Në shtator të 2018 Komuna e Suharekës e kishte shpërblyer me kontratë 1 vjeqare kompaninë Protechno e cila në bazë të çmimit më të ulët kishte dalë kompani fituese e tenderit “Mirëmbajtja e pajisejeve kompjuterike (TI) dhe web faqes”.

Tre operator ekonomik kishin konkuruar në tenderin e lartëpërmendur: NodeTech (8040 euro), NartGroup(6660) dhe Protechno(6360) ku në bazë të kërkesave kompania fituese ndër tjerash është e obliguar që të bëjë edhe transmetimin e mbledhjeve përmes teleprezenës për MAPL-në.

Deri më tani janë mbajtur katër mbledhje të Asamblesë Komunale që nuk janë trasmetuar direkt ku prej tyre tri të rregullta dhe një e jashtëzakonshme. Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në uebfaqen e komunës shohim se vetëm dy mbledhje të asamblesë gjenden në kategorinë e video inçizimet e mbledhjeve dhe asnjëra prej tyre nuk funksionon.

Transmetimi i mbledhjeve të Asamblesë Komunale do të ishte në interes të veçantë për të gjithë qytetarët e Suharekës, për faktin se gjithçka do të ishte më transparente dhe do të shihej në të vërtetë se çka po diskutohet, vendoset nga të zgjedhurit tonë.

Për mos transmetimin e mbledhjeve, në seancën e fundit kishte reaguar edhe asambleisti i PDK-së, Rilind Krasniqi i cili kishte pyetur kryetarin Muharremaj se pse nuk po bëhet transmetimi i drejtëpërdrejtë i mbledhjeve. Nga ky i fundit kishte marrë përgjigjen se nuk kam kontaktuar ende ndonjë kontraktor, njofton Krasniqi.