[DOKUMENT] Auditori: Komuna e Suharekës vonesa në projekte, nga 30 ditë të parapara në 8 muaj

16.05.2019

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2018 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se nga testimi i tetë projekteve vërejtëm se në tri projekte kishte vonesa në realizimin e punëve. Në kontratat “Instalimi dhe sanimi i ndriçimeve publike (Shiroke, Sopije, Mushtisht, Bllace, Studenqan dhe Samadraxhë) në vlerë 29,277€, e nënshkruar […]

[DOKUMENT] Auditori: Komuna e Suharekës vonesa në projekte, nga 30 ditë të parapara në 8 muaj Foto: Ilustrim

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2018 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se nga testimi i tetë projekteve vërejtëm se në tri projekte kishte vonesa në realizimin e punëve.

Në kontratat “Instalimi dhe sanimi i ndriçimeve publike (Shiroke, Sopije, Mushtisht, Bllace, Studenqan dhe Samadraxhë) në vlerë 29,277€, e nënshkruar në shtator të vitit 2017, neni 1 i kontratës, citon se punët do të përfundojnë brenda 30 ditë, ndërsa kishin përfunduar në qershor të vitit 2018. Ky projekt kishte vonesa në realizim për tetë (8) muaj.

Kontrata për “Ndërtimin e rrugës Moholan – Stravuqin”- faza e parë në vlerë 7,135€” e nënshkruar në gusht të vitit 2018, neni 1 i kontratës, citon se punët do të përfundojnë brenda 60 ditë, ndërsa kishin përfunduar në dhjetor të vitit 2018, që do të thotë se kishte vonesa në realizim prej dy (2) muajve. Sipas diskutimeve me organin mbikëqyrës këto kontrata nuk ishin realizuar me kohë për shkak se, para hartimit të projektit (paramasës) kryetarët e fshatrave nuk kishin marrë pëlqimin paraprak të banorëve, duke shkaktuar pastaj probleme pronësore nga ana e tyre.

Kontrata “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore” në vlerë 47,247€, ishte nënshkruar në maj të vitit 2018, ndërsa sipas nenit 1 të kontratës, ishte paraparë që plani dinamik i punëve të përfundonte brenda 60 ditë. Për këtë projekt ishte nënshkruar edhe aneks kontratë në muajin korrik 2018, në nenin 2 të këtij aneksi citohet se punët duhet të përfundojnë brenda 15 ditëve. Punët për këtë projekt kanë përfunduar në tetor, që do të thotë se kishte vonesa në realizim prej dy (2) muajve. Sipas diskutimeve me menaxherin e kontratës dhe organin mbikëqyrës, kjo kontratë nuk ishte realizuar me kohë për shkak të punëve shtesë, ndryshimeve të pozicioneve dhe për shkak të kushteve atmosferike.

Rreziku

Vonesat në realizimin e projekteve dhe hyrja në obligime kontraktuale pa analizuar mirë projektet dhe kushtet për kryerje të punëve, rrezikon tej zgjatjen e realizimit të projekteve. Po ashtu, mund të rezultojë me dështim të projektit dhe mos arritjen e objektivave komunale, duke ndikuar në proceset buxhetore të projekteve tjera.

Kryetari duhet të ndërmerr masat për forcimin e kontrolleve lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve sipas planit dinamik dhe kushteve të kontratës, si dhe zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe administrative (marrjen e lejeve përkatëse) para fillimit të punimeve, në mënyrë që mos të ketë ndërprerje të punimeve dhe projektet të realizohen sipas planit dinamik.