Herolind Bytyçi
16.05.2019, 14:42

[DOKUMENT] Auditori: Komuna e Suharekës nuk ka menaxhim efikas për të hyrat nga veprimtaritë e biznesit

Në raportin e Zyrës së Auditorit për vitin 2018 të siguruar nga SuharekaOnline për Komunën e Suharekës thuhet se: Komuna nuk ka menaxhim efikas për të hyrat nga veprimtaritë e biznesit. Në mungesë të komisioneve në teren për identifikimin e bizneseve të reja dhe atyre që janë pasive, komuna vazhdon t’i mbajë në regjistra.

Si rezultat i kësaj, kishte raste që komuna kishte ngarkuar biznese vite me radhë, edhe pse ato biznese ishin të shuara. Kjo reflekton në rritjen e llogarive të arkëtueshme në baza jo reale. Vlera totale e të arkëtueshmeve nga veprimtaritë e biznesit është prej 1,113,214€. Në disa raste, në bazë të disa kërkesave nga bizneset, komuna kishte fshirë obligimet e bizneseve të akumuluara vite me radhë, mirëpo nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme nëse zyrtarët e komunës kanë verifikuar gjendjen e këtyre bizneseve në teren. Ndërsa në një rast ishte bërë fshirja e obligimeve të akumuluara deri në vitin 2018, vetëm duke u bazuar nga një procesverbal të inspeksionit të lëshuar në vitin 2014, pa dëshmi të mjaftueshme, dhe pa formim të komisionit siç e parasheh rregullorja e komunës për tarifa.

Rreziku

Mungesa e komisioneve përkatëse për identifikimin e bizneseve pasive/të shuara apo të regjistruara rishtazi, rrit rrezikun për keq menaxhim në evidentimin dhe mbledhjen e të hyrave nga komuna.

Rekomandimi

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Kryetari duhet të sigurohet që lista të jetë e përditësuar me bizneset aktive dhe ato të shuara çdo vit në mënyrë që të ketë një vlerësim të saktë të llogarive të arkëtueshme. Po ashtu, të aplikohen masa konkrete për zvogëlimin e të arkëtueshmeve të akumuluara ndër vite. Për më tutje, fshirja e obligimeve të akumuluara për disa vite duhet të shqyrtohet në Kuvendin Komunal.