40 mijë euro për autoambulancën e QKMF-së në Suharekë

21.05.2019

Mbajmë mend që në vitin 2017 Komuna e Suharekës në aktivitetin e prokurimit të shpallur për blerjen e një automjeti të dializës vetëm sa nuk e kishte specifikuar tipin e automjetit dhe kompaninë fituese. Komuna e Suharekës edhe këtë vit ka hapur procedurat tenderuese për furnzimim me autoambulancë dhe paisje shtesë për autoambulancë. Sipas dosjes […]

40 mijë euro për autoambulancën e QKMF-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbajmë mend që në vitin 2017 Komuna e Suharekës në aktivitetin e prokurimit të shpallur për blerjen e një automjeti të dializës vetëm sa nuk e kishte specifikuar tipin e automjetit dhe kompaninë fituese.

Komuna e Suharekës edhe këtë vit ka hapur procedurat tenderuese për furnzimim me autoambulancë dhe paisje shtesë për autoambulancë.

Sipas dosjes së tenderit autoambulanca dhe paisjet shtesë parashihet që Komunës së Suharekës ti kushtojnë deri në 40,000.00 euro.

LEXO EDHE: 58 mijë euro për terenin sportiv dhe këndin e lojërave në Leshan

Përveç autoambulancës Komuna e Suharekës ka kërkuar që vetura të ketë edhe rregullim të brendshëm(interieri), nxemje shtesë prapa te hapsira e pacientit, ftohje shtesë prapa te hapsira e pacientit, dritat rotative me zë, mbishkrimi AMBULANCË, muri ndarës me shiber xham, sistemi për airosje me ventilator në kulm, muri i majtë i dhomës i ndarë për ruajtjen e barnave dhe paisjeve për intervenim, shtrati lëvizës për transport të pacientit, stativa për vendosjen e infuzionit, bocë oksigjeni(një) 10L me manometër, dy ulëse për përcjellësit e pacientit, mekanizmi elektrik 220V për kyçje të paisjeve elektrike, sistem i përshtatshëm ndriçimi në dhomën e pacientit, dyshemeja antibakteriale, aparat për shuarjen e zjarrit, paisjet për trafik komplet, set për imobilizim të pacientit, defibrillator, aspirator, barel 2 pjesëshe e tëra metalike(mostër QKMF), tensiometer.