Festari 2019 / Mbahet Revyja e Rapsodëve “Rizah Bllaca”

24.09.2019

Folklori është shumë i pëlqyer nga të gjitha gjeneratat në Kosovë e sidomos në Suharekë. E për këtë, sonte në kuadër të “FESTARI 2019”, u organizua edhe kjo mbrëmje e mahnitshme dhe shumë e pëlqyer. Pjesë e revysë rapsodike ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj si dhe përfaqësues të tjerë të […]

Festari 2019 / Mbahet Revyja e Rapsodëve “Rizah Bllaca” Foto: Ilustrim

Folklori është shumë i pëlqyer nga të gjitha gjeneratat në Kosovë e sidomos në Suharekë.

E për këtë, sonte në kuadër të “FESTARI 2019”, u organizua edhe kjo mbrëmje e mahnitshme dhe shumë e pëlqyer.

Pjesë e revysë rapsodike ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj si dhe përfaqësues të tjerë të subjekteve politike lokale dhe folklordashës të shumtë.

Aktivitetet e FESTARIT, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim me organizime të ndryshme.