Austri, arrestohet 42 vjeçarja nga Kosova, përdori patentë shoferi të rreme për të shmangur deportimin

17.06.2024

Një kosovare ka paraqitur një patentë shofer të rreme gjatë kontrollit të automjetit në Fließ (Tirol) për të shmangur dëbimin.

Austri, arrestohet 42 vjeçarja nga Kosova,  përdori patentë shoferi të rreme për të shmangur deportimin Foto: Ilustrim

Ndaj saj kishte një urdhër arresti aktiv. Edhe shoqëruesi i saj kishte me vete një dokument të falsifikuar.

Të martën rreth orës 16:0, gjatë një kontrolli të automjeteve në komunën e Fließ-it, ka rezultuar se një grua 42-vjeçare nga Kosova ka përdorur patentë shoferi të rreme në emër të ndryshëm për të shmangur deportimin e mundshëm në Kosovë.

Ajo u arrestua në mbrëmjen e së njëjtës ditë dhe u dërgua në burgun Völs në bazë të një urdhër-arresti të pazgjidhur. Edhe shoqëruesi i saj 44-vjeçar nga Egjipti u arrestua përkohësisht me një dokument të falsifikuar dhe, pas konsultimit me prokurorinë publike të Innsbruck-ut, u la i lirë me akuzën e falsifikimit.

Gjatë kontrollit të bagazhit u gjet një sasi e vogël bari kanabis.