[VIDEO] Vasfije Krasniqi duke qarë rrëfen historinë e dhunimit nga policët serbë

E mbijetuara  e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi sot po raporton para Kongresit Amerikan për përjetimet e tmerrshme që kishte kaluar gjatë luftës.

Ajo me lot në sy, me zë e duar të dridhura ka rrëfyer fije e për pe se si paramilitarët serbë e kishin marrë nga shtëpia dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhunuar.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjece, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllëzërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lëjnë mua”, ka nisur rrëfimin e saj para Kongresit Amerikan.

Ajo tutje ka vazhduar tregimin e saj, në Kongresin Amerikan, nën drejtimin e Kongresmenit Eliot Engel.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë isha   I kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”.

“Gjithëçka që unë dua është drejtësia. Sot jam nënë e dy vajzave dhe ua them atë çfarë unë kam kaluar dhe nuk do të jem në paqe deri sa të shoh drejtësinë. Kërkoj përndjekjen e krimineleve duke marre veprime imediate që do të ishte drejtësi për të gjithë të mbijetuarat”, është rrëfimi i Vasfijes në Kongresin Amerikan.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.