Vaksinimi kundër COVID-19, Muharremaj: Në Suharekë do të vaksinohen më shumë se 2 mijë persona mbi 80 vjeç

Ka kaluar më shumë se një vit ku në Kosovë, poashtu edhe në Komunën e Suharekës janë konfirmuar rastet e para me COVID-19.

Pas më shumë se një viti në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID, AstraZeneca, me të cilat do të vaksinohet personeli shëndetësor, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Natyrisht që një pjesë e këtyre vaksinave do të vijë edhe në Komunën e Suharekës, komunë kjo e cila aktualisht ka mbi 400 raste pozitive me COVID-19.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për SuharekaOnline ka folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe për procesin e vaksinimit.

Muharremaj ka njoftuar se në muajin mars të vitit të kaluar, ku edhe u konfirmuan rastet e para, komuna është munduar që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të saj, ku ka bërë të ditur se janë ndihmuar rreth 3,000 familje me pako ushqimore.

Ai ka treguar se në bazë të informacioneve zyrtare në Komunën e Suharekës deri më tani janë regjistruar 67 viktima nga COVID-19 dhe se situata me pandeminë aktualisht është rënduar, pasiqë numri i të infektuarve çdo ditë po shënon rritje.

I pari i Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për SuharekaOnline tha se nga java e ardhshme pritet që Ministria e Shëndetësisë të merr masa të reja kundër COVID-19.

Ndërsa sa i përketë procesit të vaksinimit, Muharremaj tregon se nuk ka numër të saktë se sa vaksina do të ndahen për Komunën e Suharekës, mirëpo, ai bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, fillimisht për të vaksinuar personelin shëndetësor ku janë diku rreth 215, për të vazhduar edhe me vaksinimin e mbi 2,200 personave që janë mbi 80 vjeç, poashtu edhe 700 persona të tjerë të cilët kanë sëmundje kronike si diabeti.

Ardhjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë, Muharremaj po e konsideron si të vonëshme, por sipas tij vaksinimi duhet të vazhdojë edhe tek personat e tjerë të cilët kanë më shumë kontakte me qytetarë, siç janë mësimdhënësit, policia, zjarrfikësit.

Muharremaj ka thën se me 04 prill të këtij viti, punëtorët shëndetësor do të shkojnë në Sallën ” 1 Tetori” në Prishtinë për të parë nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit. Ai poashtu ka treguar se gjatë kohës së vaksinimit do të punojë edhe sistemi informativ i shëndetësisë, në të cilin do të regjistrohen të gjithë personat e vaksinuar.

Qytetarët e Komunës së Suharekës do të vaksinohen kundër COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë, në vendin ku kryhet vaksinimi i rregullt, kështu ka bër të ditur Bali Muharremaj për SuharekaOnline duke shtuar se nëse është e nevojshme qytetarët do të vaksinohen edhe në sallën sportive në Suharekë, ”13 Qershori”.

I pyetur se a do të vaksinohet i pari, Muharremaj për SuharekaOnline ka tha se ai do të vaksinohet kur t’i vie radha.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bër thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, në mënyrë që ta ruajn së pari shëndetin e tyre, të familjarëve dhe gjithë shoqërisë.

Intervistoi, Eurolinda Zenelaj.

Kameraman, Çlirim Gashi.

RAPORTO