Suharekë, vdes aksidentalisht një fëmijë

01.09.2024

Një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht në Suharekë më 31 gusht.

Suharekë, vdes aksidentalisht një fëmijë Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. 

“VDEKJE AKSIDENTALE- Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve.”