Suharekë, therret me thikë një person

14.06.2024

Një person është therur me thikë të enjten mbrëma në Suharekë.

Suharekë, therret me thikë një person Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, raporton SuharekaOnline.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar me thikë nga person/a të dyshuar panjohur për të. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore ndërsa me urdhër të prokurorit vepra është cilësuar si lëndim trupor.