Suharekë: Rritet numri deri në 385 raste të thumbimeve nga rriqrat!

17.07.2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka njoftuar se numri i të thumbuarve nga rriqrat në Komunën e Suharekës është rritur deri në 385 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë një njoftimi ka apelur tek qytetarët që të kenë kujdes nga rriqrat. Po ashtu, ky Institut ka dhënë rekomandime se […]

Suharekë: Rritet numri deri në 385 raste të thumbimeve nga rriqrat! Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka njoftuar se numri i të thumbuarve nga rriqrat në Komunën e Suharekës është rritur deri në 385 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë një njoftimi ka apelur tek qytetarët që të kenë kujdes nga rriqrat.

Po ashtu, ky Institut ka dhënë rekomandime se si të mbroheni nga Ethet Hemorragjike Krime Kongo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka bërë me dije se në Komunën e Suharekës është rritur numri i thumbimeve nga rriqrat deri në 385 raste të tilla.

Kurse në komunat tjera numri i të pickuarëve ka arritur në 1040 në komunën e Malishevës, 288 raste në komunën e Klinës dhe 128 raste në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

“Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët deri në fund të shtatorit. Aktualisht, asnjë person nuk është i hospitalizuar me Ethe Hemorragjike Krime Kongo! Suksese te mëdha të ekipeve te Institutit Kombëtar, ekipeve të komunave endemike, Ministrisë së Shëndetësisë, Bujqësisë dhe AUV! Ruajuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve! Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.