Suharekë: Lajmero rastin për çdo parregullsi gjatë blerjes së produkteve

Më qellim të mbrojtës së konsumatorit komuna e Suharekës sot në një njoftim në faqen e tyre online, i ka njoftuar qytetarët e Suharekës se tani për çdo parregullsi qe hasin në markete rreth produkteve, ta lajmërojnë rastin.

Për çdo skadim afati të produkteve, dyshime në qmime, apo qdo dyshim tjetër tani qytetarët e Suharekës e kanë mundesinë të ankohen në këtë nr, të telefonit:

Nr. për ankesa është ky:
0800 11 004-pa pagesë.

“Komuna e Suharekës, nga tani e posedon nr. e telefonit për të pranuar thirrje nga konsumatorët të cilët hasin në çdo parregullsi gjatë blerjes së produkteve.” Thuhej në njoftim.

Zyrtari i caktuar nga Komuna e Suharekës për Mbrojtje të Konsumatorit, me të cilin do të kontaktoni është Besart Gashi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.