Suharekë, Gjendet një armë në Rrugën ‘Brigada 123’

18.09.2023 Aktuale
Policia e Kosovës në Suharekë të dielën ka pranuar një informacion që një qytetar ka hasur në një armë automatike të tipit AK – 47.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës arma është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Me datën 17.09.2023 rreth orës 08:50 në Stacionin Policor në Suharekë është paraqitur një person i cili ka deklaruar se në rrugën ’’Brigada 123’’ në qytetin e Suharekës deri sa qenë duke i kryer disa punime prapa një ndërtese, në tokë të mbuluar me një xhaketë ka vërejtura një armë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjet ku kanë konfiskuar një (1) armë të llojit AK 47, një (1) karikator dhe tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Rasti vazhdon të hetohet nga ana e hetuesve policor të Stacionit Policor në Suharekë.