Suharekë, gjashtë persona të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Sallagrazhdë

23.06.2024

Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ka bërë të ditur policia.

Suharekë, gjashtë persona të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Sallagrazhdë Foto: Ilustrim

Policka ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhdë të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale gjashtë persona kanë marr lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Si pasojë e këtij aksidenti, 6 persona kanë marrë lëndime trupore teksa Policia ndodhet në vendngjarje duke u marrë me aksidentin.

“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 êshtë raportuar për një aksident trafiku në fhsatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore. Policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin”, tha Bytyqi për SuharekaOnline.