Suhareka e 18-ta me 65 raste të konfirmuara, 2 të vdekur, 24 raste aktive dhe 39 të shëruar

Të dielën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Nga 216 raste me covid-19, 3 (tre) janë konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Deri më tani Prishtina prin me 1497 raste të konfirmuara, ku prej tyre 1090 janë raste aktive. Pastaj renditet Komuna e Vushtrrisë me 410 raste të konfirmuara, prej tyre 104 aktive. Komuna e tretë për nga numri më i madh i rasteve të identifikuara është Prizreni me gjithsej 397 raste, prej tyre 163 aktive.

Komuna e Suharekës renditet e 18-ta me gjithsej 65 raste të identifikuar me COVID-19, ku prej tyre 2 raste kanë përfunduar me vdekje, 39 të shëruar dhe 24 raste aktive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.