Sot mblidhen 6 komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

02.04.2024

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës priten të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Sot mblidhen 6 komisione parlamentare, ky është rendi i ditës Foto: Ilustrim

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Takim me shoqten e logopedëve ( ora 10:00)

3.    Takim me Shoqaten e ergoterapistëve (ora 10:30)

4.    Takim me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi ( ora 11:00)

5.    Të ndryshme.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:                                                    

Takimi i Komisionit me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

Rendi i ditës:                                                    

1.    Takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 12.3.2024;

3.    Shqyrtimi i Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së z.Osman Vishaj.

4.    Të ndryshme.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Rendi i ditës:                                                     

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i Procesverbalit nga dt. 1.3.2024,

3.    Shqyrtimi i Projektligjit 08-L-242 për Performancën energjetike të ndërtesave,

4.    Informata për tjetersimin e pronës së  UP tek Fakulteti Teknik,

5.    Formimi i grupeve punuese për projektligjet e miratuara në parim,

6.    Të ndryshme.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Rendi i ditës

Takim me z. Bertrand Bouyx, Kryetar i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.