Shpërthen dhuna në familje, pesë raste vetëm të dielën

20.11.2023

Pesë raste të dhunës në familjes kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Policia ka njoftuar se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në shtime, një në Prizren dhe një në Leposaviq. Në katër raste viktimë ishin femrat ndërsa në një rast është arrestuar një femër për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike…

Shpërthen dhuna në familje, pesë raste vetëm të dielën Foto: Danger on the road. Blue flasher on the police car at night.

Pesë raste të dhunës në familjes kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Policia ka njoftuar se dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në shtime, një në Prizren dhe një në Leposaviq.

Në katër raste viktimë ishin femrat ndërsa në një rast është arrestuar një femër për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një burri.

Raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 19.11.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës kosovar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 19.11.2023-22:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Shtime / 19.11.2023 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 19.11.2023 – 00:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

DHUNË NË FAMILJE

Leposaviq / 19.11.2023 – 02:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte shkuar në gjendje të dehur në shtëpi kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. 

Etiketat

Ofertat e fundit