Shi i rrëmbyeshëm në Suharekë, bllokohet komunikacioni

Përkundër që në disa qytete të Kosovës këto ditë ka qenë moti i nxehtë, në Suharekë po ndodh e kundërta.

Në Suharekë po mbretëron një moti ligë e me shi të rrëmbyeshëm.

Shiu i rrëmbyeshëm i ka shndërruar rrugët e qytetit në lumenj. Për shkak të kësaj qarkullimi me vetura është bërë më i vështirë.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në Suharekë deri në ditën e enjte do të jetë me shi.

Kurse fundjava pritet të jetë e nxehtë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.