Regjistrimi i popullsisë, Murati: Do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë

12.05.2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë regjistruar akoma të regjistrohen, sepse ky proces do të vazhdojë edhe javën në vijim, deri me 17 maj.

Regjistrimi i popullsisë, Murati: Do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë Foto: Ilustrim

“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka thënë Murati.

Ministri është shprehur se nga regjistrimi i popullsisë do të varen pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale dhe shumë vendime tjera.

“Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit. Prandaj është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka thënë tutje ministri.