“Porta e hapur” në Stacionin Policor në Suharekë, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj

04.09.2019

Me rastin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës dhe duke u bazur në praktiket e mëhershme Stacioni Policor në Suharekë ka hapur portën, me qëllim vizitën dhe njohjen e punës së policisë në Komunën e Suharekës. Sipas policisë “Porta e hapur” në regjionin e Prizrenit duke përfshirë Komunat si Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës […]

“Porta e hapur” në Stacionin Policor në Suharekë, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj Foto: Ilustrim

Me rastin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës dhe duke u bazur në praktiket e mëhershme Stacioni Policor në Suharekë ka hapur portën, me qëllim vizitën dhe njohjen e punës së policisë në Komunën e Suharekës.

Sipas policisë “Porta e hapur” në regjionin e Prizrenit duke përfshirë Komunat si Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës do të jetë nga data 04.09.2019-06.09.2019.

Andaj sot me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, disa të rinj kanë vizituar Stacionin Policor të Suharekës.

Në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20-vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, këta të rinj të Suharekës, janë njoftuar me pajisjet si dhe njësitet policore.