Policia e Suharekës apelon të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë zjarri për festat e fundvitit

31.12.2020

Policia e Suharekës ka apeluar të gjithë qytetarët që në ndërrimin e moteve të mos gjuajnë me armë zjarri. “Kujdes si festoni gjatë festave të fund-vitit mos përdorni armë zjarri apo mjete të rrezikshme plasëse sepse përveç që rrezikoni vetën dhe personat tjerë kjo paraqet vepër penale e dënueshme dhe sansikonuar rëndë me ligj. Shijoni […]

Policia e Suharekës apelon të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë zjarri për festat e fundvitit Foto: Ilustrim

Policia e Suharekës ka apeluar të gjithë qytetarët që në ndërrimin e moteve të mos gjuajnë me armë zjarri.

“Kujdes si festoni gjatë festave të fund-vitit mos përdorni armë zjarri apo mjete të rrezikshme plasëse sepse përveç që rrezikoni vetën dhe personat tjerë kjo paraqet vepër penale e dënueshme dhe sansikonuar rëndë me ligj.

Shijoni festat e fundvitit pran të dashurëve tuaj. festoni me dijnitet, kultur dhe jepni ngjyra këtyre festave duke festuar pa armë pa krisma dhe me plotë dashuri” thuhet në apelin e Policisë, përcjellë SuharekaOnline.