Përkujtohen martirët e fshatit Savrovë në 26-vjetorin e rënies heroike
para 17 dite
Sot u shënua 26-vjetori i rënies heroike të martirëve të fshatit Savrovë.
Në këtë ditë kujtohet sakrifica sublime e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Emrat e martirëve tanë nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa e këtij kombi. Ata janë gurëthemeli i lirisë sonë. Janë zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare.
Përkujtimi i tyre shërben si një thirrje e vazhdueshme për të vlerësuar lirinë e fituar me aq shumë sakrifica dhe për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për të. Lavdi martirëve të Savrovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!