Fationa Kabashi
13.06.2019, 16:38

Papunësia në Suharekë, rinia ikë nga vendi

Papunësia në Suharekë shihët si një nga problemet më kryesore, ku çdo i dyti qytetarë shprehët i pakënaqur më gjendjën në Suharekë.

Të jeshë i punësuar në instuticionët publike në Suharekë do të thotë të jeshë shumë më fat, kështu shprehët një bashkëvendase e Suharekës, ku sipas saj të punoshë  në sektorin privat do të thotë të bëhesh skllave e atij pronari për hiç më pak së 170euro rrogë më nga 8-10 orë punë.

Të rinjtë e Suharekës ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.

Në një anketë të përgaditur nga Portali Suharekaonline, qytetarët janë shprehur të zhgenjyër dhe secili mendon që ta gjejë një mundësi dhe të ikë nga vendi dhe të emigrojnë në vendët Europiane për një të ardhme më të mirë.

Portali SuharekaOnline e ka përgaditur dhe një intervistë të shkurt më përfaqësuesin e PSD-së, Leonard Shala, për gjendjën e të rinjëve të Suharekës, të cilët janë të papunë.

Shala shprehët së ikja e të rinjëve të Suharekës në vendët tjera të botës vjen si pasojë e papunësisë, dhe se instuticionet lokale duhet krijuar mundësi të barabartë për konkurim.  

Sipas Shalës të rinjët ikin nga vendi për shkak të mossigurisë në punë, sigurim shendëtsor dhe paga të ulta.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë më përfaqësuesin e PSD-së Leonard Shala.

Ju si opozitë, si e shihni gjendjën e të rinjëve të Suharekës, të cilët janë të papunë?

Së pari ka një zhgënjim të të rinjëve në raport me gjendjen aktuale, të cilët këtë po e shprehin me ikjen e tyre jashtë vendit, që besoj e kanë me të drejtë.Veprimi i pare që institucionet lokale duhet bërë, është që të iu krijojnë mundësi për konkurim të barabartë secilit, e që fatkeqsisht kjo gjë nuk po ndodh!

Sa është punuar për të krijuar vende te reja pune, në komunën tuaj?

Mendoj që është ba diqka në këtë drejtim, me theks krijimi i një zone industrial, mirëpo kjo është mundësu më tepër nga kompani të ndryshme private të cilat janë përpjekur dhe vazhdojnë përpjekjen e tyre për krijimin e vendeve të reja të punes, por politikat në nivelin qendror nuk po ndiqen në kahjen e duhur në mënyrë që me u stimulu prodhimi vendor dhe përkrahur bizneset vendore!

Kush është shkaktari kryesor i papunësisë në Suharekë?

Kjo lidhet më tepër me politikat jo adekuate që i ndjek niveli qendror. Të rinjtë po ikin sepse nuk ka sigurim në vend të punes, sigurim shëndetsor, paga të ulëta, konkurim te barabartë etj.

Kjo lidhet komplet nga niveli qendror e tek mekanizmat e tjerë të shtetit.Mendoj që papunësinë në masë të madhe e kanë shkaktuar edhe privatizimet e egra të cilat kanë ndodhë në komunën tone, e të cilat janë shndërruar nga kompani te fuqishme dikur që punësonin mijëra njerëz, në kompani të cilat punësojnë dhjetëra

Sipas jush, çfarë duhët plotësuar apo ofruar për tu punësuar në sektorin privat apo atë publik?

Së pari duhet mekanizmat e shtetit të funksionojnë si duhet, nga inspektorati I punës që siguron që punëtorët të kenë orar të rregullt, kushte në punë, sigurim shëndetsor e deri tek rritja e pagave edhe për sektorin privat, në mënyrë që sado pak me ndiku që të mos e braktisin vendin të rinjtë tanë.Kjo e fundit duhet urgjent të merret si veprim.

Ju si opozitë, a e keni diskutuar dhe marrë ndonjë vendim për të rinjët e Suharekës?

Diskutime kemi pasë të shumta mirëpo nga roli I opozitës shumë e vështirë me I shty gjërat përpara.

Cili kishte më qenë hapi i juaj, për ta zbehur papunësinë në komunën tonë?

Zbutja e papunësisë varet më shumë nga niveli qendror, nga ato që thash më lartë mirepo si komunë do të duhej që të rinjëve pike së pari me ju dhënë hapsir të barabartë konkurimi, kudo që aplikohet mjë vend pune, dhe së dyti që buxhetin me fokusu më teper në investime të cilat do të nxisnin ekonominë familjare, se deri më tani kryesisht kemi invenstime në rrugë me kubëza e asfallt. Do te duhej që komuna jonë të ketë një plan afatgjatë të investimeve, në ta zëme agroturizëm duke e lidhur edhe me trashigiminë arkeologjike.

Krejt kjo në një kombinim në mënyrë që me e ba komunën tone më atraktive për vizitorë dhe turistë.Nga kjo do të mund të nxitej investim vetanak në agroturizëm, turizëm malor etj.Me një fjalë invenstimet kapitale me I sistemu nga kubëza e asfallt(me ndonjë përjashtim sepse edhe ato janë në funksion të së dytës), në investime bujqësi e blegtori, vende të pasura arkeologjike e tek më të voglat gjëra më pastaj siq janë broshurat ku prezantohen vendet që ja vlen të vizitohen.Kjo prapë lidhet me nivelin qendror më së shumti, që duhet përkrah prodhimi vendor, stimulim më shumë, investime direkte e të cilat harmonizohen edhe me nivelin lokal. Kësaj strategjie do të duhej me I pri niveli qendror, kurse ai lokal të kujdeset më shumë për rend urbanistik si në qytet ashtu edhe në fshatra!

Për fund duhet përfundimisht të ndodh vetting ne sistemin e drejtsisë të kemi një gjyqësor të drejtë në mënyrë që të luftohet krimi I organizuar dhe korrupsioni e deri tek ndalja e neoptizmit, e krijimi I një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët, në menyrë që të ndalet kjo ikje masive e të rinjëve dhe një zhgënjim kolektiv që po ndodh në shoqërinë tone.