Gjykata Speciale, nis dëshminë ish-ushtari nga Suhareka, Kurtesh Fondaj

24.06.2024

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK) në Hagë, ka nisur dëshminë e tij ish-ushtari i UÇK-së, Kurtesh Fondaj.

Gjykata Speciale, nis dëshminë ish-ushtari nga Suhareka, Kurtesh Fondaj Foto: Ilustrim

Ai është dëshmitari i 73-të i Prokurorisë në Gjykatë.

Sipas përmbledhjes së paraqitur nga ZPS-ja në Gjykatë, Fondaj është ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Sipas Prokurorisë ai ka njohuri për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Dëshmitari me numër 4744 është ish-ushtar i UÇK-së. Do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ka thënë prokurori, Matthew Halling në seancën e së hënës.

Fondaj fillimisht ishte ftuar dhe intervistuar si dëshmitar pranë Gjykatës Speciale në maj të vitit 2019.

Kurtesh Fondaj ishte drejtor i Urbanizmit në qeverisjen e Blerim Kuçit ndërsa tash është i angazhuar si mësimdhënës.