Ngjarjet e datës 15 mars

15.03.2024

Ngjarjet e datës 15 mars 2024.

Ngjarjet e datës 15 mars Foto: Ilustrim

Gjykata Kushtetuese mban konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për përgjigje gjyqësore efektive”. Marrin pjesë Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Biljana Braithwaite, drejtoreshë e Programit për Ballkanin Perëndimore të Qendrës AIRE, Tankut Soykan, zëvendës shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-15:45)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes së konsumatorit, shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit. (Ora, 10:00, Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës mban seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”. Merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit, ora 11:00)