Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm

19.05.2024

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes ShBA-ve dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Marrëveshjen me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, Hovenier e quan një hap të rëndësishëm Foto: Ilustrim

Hovenier në një postim në “X” e ka quajtur një hap të rëndësishëm, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm informativ në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.