1.
LVV, Alternativa dhe Guxo pa koalicion parazgjedhor, garojnë në një listë të vetme
31.08.2024
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë në koalicion bashkë me Partinë Guxo dhe Alternativa.
Megjithatë LVV ka bërë të ditur se nuk kanë arritur të regjistrohen si koalicion parazgjedhor në KQZ për sic kanë thënë shkak të afatit shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.
“Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LVV-së.