Kryetari Muharremaj jep sqarime për rrugën e shkatërruar në fshatin Nishor

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale u bë publike një foto ku shihet një rrugë e shkatërruar pas vërshimeve në fshatin Nishor.

Gjendja e asaj rruge është e mjerueshme pasi që në të u krijuan edhe disa pellgje të vogla në formë kënetash ku nga kundërmimi i kanalizimit, ajri e bartë aromën e keqe deri te shtëpitë e banimit tek kjo lagje.

Kjo rrugë e prishur pas vërshimeve të shiut, Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj ka thënë se kjo rrugë nuk u asfaltua për deri sa ai ishte Kryetar, kjo rrugë sipas Muharremajt u asfaltua në vitin 2015, që kjo nënkupton se z.Muharremaj nuk ka qenë atëkohë Kryetari i Komunës.

Sqarimi i plotë i Kryetarit të Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj rreth këtij asfalti të prishur pas vërshimeve të shiu:
Rruga Nishor – Breshanc e cila është publikuar sot në rrjete sociale, është ndërtuar në vitin 2015, që rrjedhimisht nënkupton se unë nuk kam qenë atëkohë Kryetar Komune i Suharekës.

Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore.

Unë si gjithmonë jam në teren dhe energjia ime gjithmonë do të fokusohet për zhvillim.
Bali Muharremaj

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.