Kryetari i Suharekës lë “pa fjalë” ministrin Çeku, paraqet projektin për stadium me 17 mijë ulëse

21.09.2023 Aktuale
Ditëve të fundit, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se secila komunë mund të këtë stadiumin e saj, por ata duhet të kenë edhe propozim projektet për këto stadiume.
Ky prononcim duket se ka aktivizuar Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, i cili publikisht ka treguar projektin për ndërtimin e një stadiumi modern në qytetin e tij.
“Ne jemi gati me detyrat tona si komunë për stadiumin. ✅🙏🧡🖤⚽️ Sipas asaj që u deklarua në fundmi nga Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Çeku, se komuna duhet ta ketë projektin dhe lokacionin, siq theksuam edhe para disa ditëve ne u angazhuam seriozisht”, ka shkruar fillimisht ai.
“Ekziston lokacioni si parcelë katastrale, në sipërfaqen 16 hektar, ku është i miratuar në PZHK dhe HZK. Po ashtu e kemi edhe projektin ideor të stadiumit të qytetit – kategoria 4 me kapacitet rreth 17 mijë ulëse”.
“Ne i mirëpresim zyrtarët nga ministria në fjalë për të vazhduar me procedurat tjera.”.
Krejt në fund, Muharremaj ka uruar edhe fitoren e klubit FC Ballkani të cilët do të luajnë në Ligën e Konferencës kundër Viktoria Plzen në Çeki.
“Natyrisht sonte presim fitoren e klubit “ FC Ballkani”, ku bashkë besoj se do të festojmë në Sheshin e Qytetit”, ka shkruar ai.