KEDS njofton për punime në rrjet, nesër disa fshatra të Suharekës deri 4 orë pa rrymë

04.07.2024

SuharekaOnline raporton që ditën e premte nga ora 10:00 deri në ora 14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Suharekës njofton KEDS.

KEDS njofton për punime në rrjet, nesër disa fshatra të Suharekës deri 4 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10kV Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 10:00 deri 14:00.

Vendet: fshati Shirokë, Dubravë dhe Sopijë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirembajtje preventive i daljes 10kV, shtrëngim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar.