I vihet flaka një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri

para 25 dite

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri, i është vënë zjarri.

I vihet flaka një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Postimi:

Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.

Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm.

Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore.

A e dini çka është KODI 95?
Voto