Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi, dëshmitarët tregojn tmerrin që e përjetuan

25.08.2019

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova nga kompania Shpejtimi nga Suhareka është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit. Një nga dëshmitarët me inicialet A.S ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët, “Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi  i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. […]

Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi, dëshmitarët tregojn tmerrin që e përjetuan Foto: Ilustrim

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova nga kompania Shpejtimi nga Suhareka është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.

Një nga dëshmitarët me inicialet A.S ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët,

“Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi  i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan.”, u shprehë ai duke treguar se nuk është lënduar askush pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.

Tutje, dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes.

“Pas 30 minutave arriti policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë por kanë ardhur me vonesë. “, u shpreh dëshmitari shkruan Indeksonline.

Në fundi ai tregoi se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në rrugën Austri-Gjermani.