Asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Suharekë, konfirmohen 264 raste në tërë Kosovën

21.12.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. […]

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Suharekë, konfirmohen 264 raste në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, transmeton SuharekaOnline.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.