239 të shëruar dhe tre të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

IKSHPK-ja ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 3 viktima nga COVID-19.

Sipas statistikave të IKSHPK-së që nga marsi ku në Kosovë janë regjistruar rastet e para me COVID-19, në Kosovë kanë humbur betejen 607 pacient të prekur nga koronavirus.

Gjithashtu në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 239 pacient që ishin të infektuar me COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës sipas IKSHPK-së është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.